Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar kërkon një përdorim më të shpejtë të linjës së garancisë sovrane për të mbështetur biznesin. Në deklaratën pas mbledhjes së ditës së mërkurë, nga bankat kërkohet një ekuilibër i drejtë midis nevojës për të mbështetur operatorët ekonomikë që kanë nevojë për financim në këtë periudhë dhe kujdesit të shtuar për rrezikun e këtij financimi.

Por, institucionet theksojnë se është e dëshirueshme që përdorimi i këtyre garancive të jetë më i shpejtë, duke i dhënë përparësi ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar përbëhet nga Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Qeveria shqiptare ofroi dy skema të garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve. Skema e pare me vlerë 11 miliardë lekë, që mbulonte pagesën e pagave gjatë tre muajve të parë të pandemisë u shfrytëzua në pak më shumë se 50% të vlerës së saj.

Linja e dytë e garancisë sovrane ka një vlerë më të madhe, me rreth 15 miliardë lekë, por edhe më shumë fleksibilitet në përdormin e fondeve nga biznesi. Por, ajo parashikon ndarje të rrezikut me bankat tregtare, sepse mbulon vetëm 60% të kredisë. Kjo e bën më të vështirë procesin e miratimit, sepse bankat kërkojnë garancitë e tyre për pjesën që nuk mbulohet nga skema e qeverisë.

Deri tani, shuma e disbursuar nga linja e dytë e garancisë vlerësohet të jetë modeste, megjithëse afati i aplikimeve ka përfunduar.

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}