Ngaeditor

Duke shkelur në një rrugë me një drejtim, të Martën Bezos tha se do të dorëhiqet si shefi ekzekutiv i Amazon.com Inc. dhe më vonë këtë vit do të marrë pozicionin e kryetarit ekzekutiv. Ai do t’ia dorëzojë dita ditës kontrollin Andy Jassy-it, kreut të Shërbimeve të Internetit Amazon prej një kohe të gjatë, një  divizion me rritje të shpejtë që pothuajse i vetëm ka ndryshuar mënyrën si kompanitë blejnë teknologjinë, e cila fuqizon bizneset e tyre.

Me këtë vjen fundi i një prej rrugëtimeve më epike në historinë e biznesit modern. Megjithatë, lëvizja e Bezos dukej sikur ishte e pritshme, madje e pashmangshme. Gjatë 25 viteve të fundit, themeluesi i Amazon udhëhoqi kompaninë përmes periudhës më pjellore që ka parë ndonjë biznes amerikan. Amazon fillimisht ishte vetëm një ide në fondin mbrojtës të Wall Street D. E. Shaw & Co., ku Bezos ishte nënkryetar; më pas ishte një librari online me aksione me të larta në fundin e viteve 90’. Pas kësaj Bezos e shpëtoi kompaninë nga dështimi në internet duke riformuluar dhe drejtuar shpikje të reja si Kindle, Amazon Prime dhe AWS. Gjatë dekadës së fundit, ai ka drejtuar Amazon me një kapital tregu prej 1.7 trilionë dollarësh, ku aktualisht ka të njëjtin kapital trilion dollarësh të ratifikuar si Microsoft Corp. dhe Apple Inc.

Por vendimi i Bezos për t’u tërhequr pasqyron gjithashtu një pozitë të parehatshme për një nga njerëzit më të pasur në botë: Muret e perandorisë së tij shumëdepartamentëshe po thërmohen prej disa kohësh. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh Jeff Bezos (të paktën sipas standardeve të Bezos). Ai kryeson një tërësi pronash përveç Amazon, Washington Post, disa filantropi dhe një kompani hapësinore, Blue Origin LLC, e cila mbetet shumë pas rivalit të saj kryesor, Elon Musk’s Space Exploration Technologies Corp.

Thjesht duhet pasur parasysh sa herë janë përplasur gjatë viteve të fundit asetet e ndryshme të Bezos. Pronësia e tij në The Washington Post zemëroi vazhdimisht presidentin e fundit të SHBA, dhe si pasojë i kushtoi Amazon-it kontratën me vlerë 10 miliardë dollarë të Pentagonit me JEDI cloud, të cilën Departamenti i Mbrojtjes, i kontrolluar nga Donald Trump, ia dha Microsoft-it. Kur ai udhëtoi në Indi në fillimet e vitit 2020, Kryeministri Narendra Modi nuk pranoi të takohej me të dhe një zyrtar i lartë kritikoi mbulimin mediatik në vend.

Organizatorët e unionit protestojnë vazhdimisht ndaj mënyrës si Amazon trajton fuqinë punëtore dhe shfaqen vazhdimisht para shtëpive të Bezos – madje një herë edhe me një gijotinë. Kur Bezos dhe partnerja e tij, Lauren Sanchez, filluan të diskutojnë vitin e kaluar me filantropët e klimës për të marrë 10 miliardë dollarë në grante nga Fondi i Bezos Earth, disa nga organizatat ishin skeptike në lidhje me marrëdhëniet e Amazon me punëtorët e saj në vijën e parë dhe hezitonin të pranin farsën e Bezos.  

Shumica e kritikave ndaj Bezos dhe perandorisë së tij janë të arsyeshme. Ai e kalonte një pjesë të së Mërkurave dhe Fundjavave në Blue Origin, kompania e tij hapësinore me qendër në Washington. Por kjo mund të mos mjaftojë më. Blue Origin është dy vjet më i vjetër se SpaceX por deri më tani ka pak për të treguar për të, pavarësisht faktit që Bezos e financon kompaninë duke shitur çdo vit 1 miliard dollarë nga aksionet e tij në Amazon. Në janar, Blue Origin filloi një fluturim provë të suksesshëm të New Shepard, një raketë që do të dërgojë turistë me pagesë në kujfijtë e hapësirës suborbitale. Ajo shpreson të dërgojë njerëz në një mision këtë verë, sipas një personi që kishte njohuri të planeve të kompanisë dhe kërkoi të mos identifikohej.

Uebfaqja Blue Origin deklaron, “Ne nuk jemi në garë, edhe pse do të ketë shumë konkurrente në këtë përpjekje njerëzore për të shkuar në hapësirë.” Por sigurisht, të gjithë në industrinë hapësinore, përfshirë ata në SpaceX e madje edhe në Blue Origin, e pranojnë që Musk po fluturon shumë larg Bezos. SpaceX fluturon rregullisht në orbitë dhe në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe sapo njoftoi planet për të dërguar civilë me pagesë në orbitë. Në e-mailin e tij për punonjësit e Amazon të Martën, Bezos tha se largimi do t’i japë atij më shumë kohë për t’u përqëndruar në “pasione të tjera”, përfshirë Blue Origin. “Unë kurrë nuk kam pasur më shumë energji dhe kjo nuk ka të bëjë me pensionin”, shkroi Bezos.

Amazon sapo arriti 100 miliard dollarë në shitje tremujore për herë të parë. Arritja në 200 miliardë dollarë mund të mos jetë një përpjekje aq e kënaqshme.

Janë biznese të komplikuara për t’u mbikëqyrur, si Amazon Marketplace, me turmën e tregtarëve të pakënaqur që shesin në Amazon.com dhe vazhdimisht ankohen për mashtrim dhe konkurrencë të padrejtë nga shitësit përtej detit. Ka gjithashtu sfida rregullatore që kërcënojnë në Uashington dhe Bruksel. Disa shtete të SHBA, si dhe Komisioni Federal i Tregtisë, janë duke shqyrtuar sjelljen e Amazon, megjithëse statusi i këtyre hetimeve është i paqartë. Kur Bezos dëshmoi korrikun e kaluar para nënkomitetit të Dhomës Amerikane të antitrustit së bashku me Tim Cook, Mark Zuckerberg dhe Sundar Pichai, ai ja doli shumë mirë – por dukej sikur ai parapëlqente të ndërtonte raketa ose të bënte diçka tjetër.

Me Jassy-n, ​​tani Amazon ka një udhëheqës të arrirë dhe të disiplinuar që performon mirë kur është në qendër të vëmendjes dhe shfaqet si një objektiv disi më i përulur për kundërshtarët politikë të Amazon. Jassy ishte “hija” e parë e Bezos, ose asistent teknik, në kompani. Si një i sapodiplomuar në Shkollën e Biznesit në Harvard, Jassy la përshtypjen e tij të parë tek themeluesi në fund të viteve 90 duke e goditur atë padashur në kokë me një lopatë kajaku gjatë një lojë rekreative broomball. Kohët e fundit, ai ka drejtuar AWS drejt një norme shitjesh vjetore prej 50 miliardë dollarësh, një arritje e jashtëzakonshme për një biznes që është vetëm 15 vjeçar. “Është shumë e vështirë të ndërtosh një biznes që të jetë i qëndrueshëm për një periudhë të gjatë kohe”, tha Jassy në skenën virtuale në konferencën AWS Dhjetorin e kaluar. “Për ta bërë këtë, do të duhet të rishpikësh veten shumë herë.”

Bezos u premtoi punonjësve se ai synon të jetë aktiv në kompani dhe të “përqendrojë energjitë dhe vëmendjen e tij në produkte dhe iniciativa të reja”, ashtu siç bëri në fillimet e Alexa-s dhe Kindle-it. Brian Olsavsky, shefi i financës së Amazon, tha në një telefonatë me gazetarët se Bezos “do të përfshihet në shumë çështje të mëdha”, lloji i vendimeve të pakthyeshme që kanë të bëjnë me blerjet e mëdha. Ky pa dyshim është një ngushëllim për investitorët, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre me tranzicionin e rregullt duke i rezistuar shitjes në panik dhe duke mbajtur aksionet e Amazon relativisht të sheshta në tregtinë e zgjatur. Nëse ka një gjë që ata kanë mësuar për Bezos në 25 vitet e fundit, është të besosh që ai e di saktësisht në cilën derë të kalojë në momentin e duhur.

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}