Kuvendi i Shqipërisë i ka “tërhequr veshin” Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për mosrespektimin e parametrave të kërkuar rregullatorë nga të gjitha kompanitë e sigurimeve. Në rezolutën mbi vlerësimin e veprimtarisë së autoritetit të mbikëqyrjes financiare për vitin e kaluar, Kuvendi kërkon që gjatë vitit 2020 AMF të përmirësojë punën për mbikëqyrjen e plotësimit të detyrimeve ligjore të kompanive që operojnë në tregjet e sigurimit.

Më konkretisht, në rezolutë kërkohet që të gjitha kompanitë duhet të përmbushin detyrimet ligjore të ushtrimit të veprimtarisë dhe marrjes së licencës, përfshirë edhe kriteret për plotësim të kapitalit minimal dhe të mbulimit të provigjioneve teknike.

Mbështetur në të dhënat më të fundit zyrtare, AMF raporton se tre kompani të sigurimit të jo-jetës nuk plotësojnë parametrat e kërkuara të aftësisë paguese, ndërsa katër prej tyre nuk plotësojnë vlerën e kërkuar të aktiveve në mbulim të provigjioneve teknike.

Këtë vit, kompania Ansig më në fund iu përgjigj kërkesës së rregullatorit dhe rrit kapitalin me 220 milionë lekë, duke hyrë brenda parametrave të kërkuara nga ligji.

Për dy kompanitë e tjera, Eurosig dhe Insig, problemi është bërë objekt i çështjeje gjyqësore. Eurosig kërkon që investimi për blerjen e Insig t’i njihet si aset në mbulim të provigjioneve dhe ka arritur ta fitojë çështjen në të dy nivelet e gjykimit administrativ.

AMF e ka çuar çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë, por ndërkohë argumenton se, për momentin, vendimi i formës së prerë të gjykatës i ka lidhur duart kundrejt këtyre dy kompanive.

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}