Ngaeditor

Numri i vizitorëve në hotelet shqiptare shqiptare pësoi një rënie drastike në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat nga Instat tregojnë se numri i vizitorëve ra me 76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa numri i netëqëndrimeve ra me 77%. Megjithë një tendencë të lehtë rritjeje gjatë muajit qershor, numrat ngelen larg vitit të kaluar dhe periudhave të tjera para shpërthimit të pandemisë së Covid-19. Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri patën gjithsej vetëm 68 mijë vizitorë gjatë gjithë tremujorit të dytë.

Më shumë se një e treta e vizitorëve në hotelet shqiptare gjatë tremujorit të dytë erdhën nga Kosova. Vijojnë vizitorët nga Italia me 15% të totalit, ata nga Gjermania me 8%, nga Anglia me 5% dhe nga Bjellorusia me 2%.

Sektori i turizmit ka qenë një ndër më të goditurit nga kriza e Covid-19. Për shkak te peshës së tij të lartë në ekonomi gjatë viteve të fundit, pritet që rënia e turizmit të ndikojë ndjeshëm prodhimin kombëtar të vendit. Shqipëria pritet të jetë një nga vendet e rajonit me goditjen më të fortë në ekonomi nga kriza edhe për shkak të varësisë së lartë nga turizmi. Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan 6.4 milionë shtetas të huaj. Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet totale të tturistëve arritën në 2.1 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 15%.

Ndërkohë, këtë vit hryjet e shteasve të huaj në Shqipëri janë shumë larg niveleve të vitit të kaluar. Për gjysmën e parë të vitit vizitorët ishin rreth 782 mijë, 63% më pak krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}