Pandemia e Covid-19 solli rritje të numrit të mjeteve të pasiguruara në 22%. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete tha në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat se kjo shifër përbën një risk sistemik për Fondin e Kompensimit dhe për të gjithë tregun e sigurimeve.

Sipas tij, kostot e krijuara për këtë fond nga mjetet e pasiguruara transferohen tek mbajtësit e rregullt të policave të sigurimit, duke u reflektuar në primin e tyre të sigurimit. Mete kërkoi veprime në këtë aspekt, duke nënkuptuar nevojën për të forcuar kontrollin ndaj drejtuesve të mjeteve.

Fakt është se në muajt e fundit kompanitë e sigurimit kanë rritur ndjeshëm çmimin e policave të sigurimit të detyrueshëm motorrik TPL. Primi vjetor për autoveturat ka arritur në nivelin e 20 mijë lekëve.     

Sipas AMF-së, vitin e kaluar Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve pagoi rreth pesë milionë euro dëme. Edhe falë trysnisë së fortë të ushtruar nga AMF në vitet e fundit, u arrit që fondi i kompensimit të shlyente shumicën e detyrimeve të bartura ndër vite ndaj të dëmtuarve.

Në tre vitet e fundit, vlerësohet se shuma totale e dëmeve të paguara nga ky fond arriti në pothuajse 19 milionë euro. Fondi i Kompensimit ka detyrimin ligjor të paguajë dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose nga ato të paidentifikuara.

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}