Kompanitë e sigurimeve fituan 861 milionë lekë ose rreth 7 milionë euro për vitin e kaluar. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se fitimet e siguruesve shqiptarë u rritën me 15% krahasuar me vitin 2018.

Fitimi u përqendrua kryesisht tek tregu më i madh, ai i jo-jetës, për shumë totale prej gati 700 milionë lekësh, ndërsa kompanitë e sigurimit të jetës fituan rreth 165 milionë lekë. Për të dy segmentet e tregut fitimet ishin më të larta krahasuar me vitin 2018.

Burimi: AMF

Mes kompanive që kanë publikuar pasqyrat financiare për vitin 2019 Sigal, Albsig, Eurosig, Insig, Atlantik dhe SiCRED kanë raportuar rezultat financiar pozitiv, Ansig ka rezultuar me humbje, ndërsa SIVIG, Intersig, Insig Jetë dhe Sigal Jetë nuk i kanë bërë ende publike bilancet e vitit të kaluar.

Megjithatë, përcaktues në rritjen e fitimeve në nivel tregut për vitin 2019 ka qenë rezultati jo-teknik, i lidhur me të ardhurat nga investimet apo nga burimet e tjera.

Rezultati teknik, që përfshin vetëm fitimin nga aktiviteti sigurues, rezultoi 672 milionë lekë, në rënie me 15% krahasuar me vitin 2018.  

Vitn e kaluar, industria e sigurimeve u përball me dy katastrofa natyrore, në tërmetet e muajve shtator dhe nëntor. Megjithatë, dëmet për këto dy ngjarje dhe që vlerësohen në rreth 4.3 miliardë lekë do të paguhen kryesisht nga risiguruesit. Përllogaritet se kompanitë e sigurimeve në Shqipëri do të paguajnë më pak se 10% të faturës totale.

Shoqëritë e sigurimit në Shqipëri janë të detyruara të risigurojnë atë pjesë të rrezikut që tejkalon limitin e lejuar prej 10% të vlerës së kapitalit të tyre rregullator.

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}